AlbanianSport.com 16/09/2018 18:40
ASNN – Niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar, Kategoria e Parë, ka luajtur të dielën takimet e fundit javës së dytë në të dy grupet e tij. Në grupin B, spikat përballja që u luajt në Kavajës midis Besës dhe Apolonisë. Kjo ndeshjes, që u soll shtunën për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, u fitua nga vendasit me një gol të vetëm.
Takimi i fundit i grupit A, Burreli-Vllaznia, u luajt të dielën, u fitua nga shkodranët me rezultatin 2-0. Grupi B, apo grupi i Jugut, i luajti të shtunën 4 ndeshjet e javës së tij të dytë e më konkretisht Pogradeci-Tomori 0-1, Bylis-Turbina e Cërrikut 2-0, Elbasani-Egnatia e Rrogozhinës 1-2 dhe Lushnja – Oriku 1-0.
Ndërkaq, në grupin A, apo në grupin e Veriut, 4 ndeshjet e para u luajtën të shtunën dhe spikati përballja që u luajt në kryeqytet, midis Dinamos dhe Besëlidhjes, që u fitua nga vendasit 2-0 dhe u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, duke nisur nga ora 16:00.
Po të shtunën janë luajtur edhe takimet e tjera, Iliria Fushë-Krujë – Shënkolli 3-1, Korabi – Erzeni 1-0 dhe Veleçiku i Koplikut – Vora 2-1, ndërsa takimi i fundit, Burreli – Vllaznia, u luajt të dielën dhe u fitua nga shkodranët me rezultatin 2-0.