AlbanianSport.com 22.12.2016 19:35
ASNN – Takimi që uli siparin e javës së 18-të të Kategorisë Superiore, ai midis Skënderbeut dhe Partizanit, që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, është fituar nga të kuqtë kryeqytetas me rezultatin 2-1. Partizani ngjitet në vendin e dytë të renditjes, me 35 pikë, një më pak sesa Kukësi, që pasdreke u ndal në një barazim 2-2 në Gjirokastër përballë Luftëtarit vendas.
Partizani ka kapërcyer pësimin e një goli të hershëm dhe ka shënuar dy herë, një në pjesën e parë dhe një në të dytën, duke përmbysur gjithçka dhe duke mundur në Korçë Skënderbeun me rezultatin 2-1. Takimi që uli siparin e javës së 18-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Të kuqtë kryeqytetas ngjiten kështu në vendin e dytë të renditjes, me 35 pikë, një më pak sesa Kukësi. Skënderbeu mbetet në vendin e 3-të, në kuotën e 32 pikëve, 5 më tepër sesa Tirana e vendit të 4-t, që u nda me rrjeta të paprekura në Shkodër përballë Vllaznisë. Në dy takimet e tjera të pasdrekes, Korabi mundi minimalisht Flamurtarin, ndërsa Teuta fitoi 2-0 në Laç.