AlbanianSport.com 02/03/2024 21:50
ASNN – Flamurtari dominon kampionatin, Tirana e Partizani nuk lëshojnë terren, Teuta shpreson për “play off”-in. Ndeshjet e javës së 16-të të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra nuk kanë dhuruar surpriza, pasi Flamurtari, “kampion në fuqi”, fitoi 70-42 ndaj Elbasanit.
Ishte në fakt një ndeshje që u bë një formalitet për vajzat vlonjate. Diferencën në fushë e bëri Mucenji me 18 pikë të realizuara. Nuk zhgënjen as Tirana, që mundi 75-39 në derbin kryeqytetas. Ndeshje e komanduar nga vajzat bardheblu, ku u dallua Enisa Qosja me 21 pikë.
Të njëjtin ritëm ndjek edhe Partizani, që falë 20 pikëve të Lalaj dhe 19 të të Harisit mundi 84-46 Vllazninë dhe ruan vendin e 3-të. Teuta Basket mundi 84-45 Barleti Basket, duke marrë dy pikë të rëndësishme që e mbajnë në lojë për vendin e 4-t. Më e mira në fushë ishte Velias me 23 pikë.
Kampionati Kombëtar
Basketboll – Femra
Kategoria e Parë
Java e 16-të:
Tirana – Studenti 75-39
Partizani – Vllaznia 84-46
Teuta – Barleti Basket 84-45
Flamurtari – Elbasani 80-42
Renditja
- Flamurtari 31 pikë
- Tirana 30 pikë
- Partizani 29 pikë
- Vllaznia 25 pikë
- Teuta 22 pikë
- Studenti 21 pikë
- Elbasani 18 pikë
- Barleti Basket 16 pikë