AlbanianSport.com 24/02/2024 19:55
ASNN – Flamurtari dikton kampionatin, triumfojnë edhe Tirana, Partizani dhe Vllaznia. Java e 15-të e Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për femra nuk ka sjellë ndryshime në renditje, teksa ekipet pretendente për titull kanë arritur fitore të lehta. Flamurtari kampion mposhti në fushën e saj Barleti Basketin, me shifrat 102-45, një ndeshje që u kthye në një stërvitore për vlonjatet.
Më të mirat në fushë ishin Kirberg dhe Destiny, me nga 34 pikë secila. Fiton edhe Tirana, që mundi pa shumë probleme Elbasanin me shifrat 88-57. Epërsi e ndjeshme e bardhebluve, ku u dallua Soza, me 20 pikë e 21 topa të zotëruar në tabelë. E njëjta situatë edhe në fitoren e Partizanit, 64-47 ndaj Teuta Basket. Skuadra kryeqytetase e dominoi ndeshjen në çdo drejtim, duke e merituar fitoren.
Xhejkobson me 14 pikë ishte shënuesja më e mirë. Vllaznia thuajse ka siguruar vendin e 4-t, duke mundur 66-57 Studentin, një përballje mes dy ekipeve që synojnë një vend në “play-off”. Gjysma e parë është e ekuilibruar (26-27), por në të dytën skuadra shkodrane shkëputet dhe fiton me meritë. Në fushë u dalluan Bokrina me 15 pikë e Rreshpja me 14 pikë, ndërsa 22 pikët e Pëllumbi për kryeqytetaset nuk mjaftuan.
Kampionati Kombëtar
Basketboll – Femra
Kategoria e Parë
Java e 15-të
Tirana – Elbasani 88-57
Partizani – Teuta 64-47
Flamurtari – Barleti Basket 102-43
Vllaznia – Studenti 66-57
Renditja
- Flamurtari 29 pikë
- Tirana 28 pikë
- Partizani 27 pikë
- Vllaznia 24 pikë
- Studenti 20 pikë
- Teuta 20 pikë
- Elbasani 17 pikë
- Barleti Basket 15 pikë