Mbyllet e 14-ta, Apolonia “dërmon” Përmetin, Skënderbeu ia del në shtesë

Share Button

Basketball-logo-Femra

AlbanianSport.com 02.02.2015 17:55

ASNN – Java e 14-të e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra ka luajtur dje dy ndeshjet e fundit. Nëse Apolonia e ka pasur të lehtë në Përmet, teksa ka fituar me një diferencë prej 55 pikësh, në Korçë është kërkuar koha shtesë për fituesen.

Në fund ia ka dalë Skënderbeu, që edhe duke fituar vetëm me një pikë diferencë, edhe për shkak të koshaverazhit më të mirë, është ngjitur në vendin e katërt. Një luftë e fortë në basketbollin për femra për të përcaktuar katër skuadrat e “play-off”-it final.

Dy takimet e para të javës së 14-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra janë luajtur të shtunën dhe Flamurtari ka marrë një fitore bindëse, 82-61, në kryeqytet ndaj Studentit të Fiorentina Mitkut.

Në takimin tjetër të së shtunës, Vllaznia u mund në Shkodër nga Elbasani, me shifrat 62-66 dhe mikeshat e drejtuar nga trajnerja Elvira Xhyra, mbajnë gjallë shpresën për vendin e 4-t dhe të fundit që të çon në “play-off”-in final të titullit.

Elbasanaset ndajnë tashmë vendin e 4-t, të 5-të dhe të 6-të me Skënderbeun dhe Studentin, me nga 19 pikë. Ndërkohë, këtë javë Tirana ishte pushim, por mban vendin e tretë me 21 pikë.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Java e 14-të

(28 shkurt-1 mars 2015)

 

Të shtunën:

Studenti – Flamurtari                      61-82

Vllaznia – Elbasani                         62-66

 

Të dielën:

Përmeti – Apolonia                          47-102

Skënderbeu – Kamza Basket        73-72

Tirana                                                 pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp                       Pikë

  1. Apolonia             12        12        0        1051-683                   24
  2. Flamurtari             13        11        2        1083-757                   24
  3. Tirana             12        9        3        961-759                   21
  4. Skënderbeu             12        7        5        831-830                   19
  5. Studenti             13        6        7        811-842                   19
  6. Elbasani             13        6        7        874-962                   19
  7. Vllaznia             13        3        10        874-937                   16
  8. Kamza Basket 12        2        10        680-807                   14
  9. Përmeti             12        0        12        543-1097                 12

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh