AlbanianSport.com 22.10.2015 14:35
ASNN – Me takimet e zhvilluara të mërkurën, Liga e Kampioneve ka mbërritur në gjysmën e rrugëtimit të fazës së ndeshjeve në grupe, duke përvijuar edhe kandidatët kryesorë që synojnë vendin në turin e 16-shes. Ndryshe nga e marta, që dhuroi plot 23 gola në 8 ndeshje, e mërkura ishte më e varfër, me vetëm 13 gola të shënuar në 8 ndeshje, ndërsa dy prej këtyre takimeve u mbyllën me rrjeta të paprekura.
Veprimtaria më prestigjioze e klubeve të kontinentit, Liga e Kampioneve, ka luajtur të mërkurën ndeshjet e treta në grupet A, B, C dhe D. Ndryshe nga e marta, që dhuroi plot 23 gola në 8 ndeshje, e mërkura ishte më e varfër, me vetëm 13 gola të shënuar në 8 ndeshje, ndërsa dy prej këtyre takimeve, madje ato më interesantët, u mbyllën me rrjeta të paprekura.
Të tillë ishin takimet Paris SG-Real Madrid, në grupin A dhe Juventus-Borusia Mënshengladbah, në grupin D. Në barazim, por në shifrat 1-1, u mbyll përballja e Moskës, midis CSKA-së vendase dhe Mançester Junajtid, ndërsa po për grupin B, Volfsburg ka fituar 2-0 në fushën e vet ndaj PSV-së së Eind’hovenit. Ndërkohë, me të njëjtin rezultat, 2-1, Mançester Siti fitoi në shtëpi ndaj Seviljes.
Ashtu bëri në fushën e vet edhe Gallatasaraji përballë Benfikës. Ndërkohë që Malmoi fitoi minimalisht në fushën e vet ndaj Shah’tjorit të Donjeckut, fitoren më të thellë të mbrëmjes, 4-0, e korri Atletiko e Madridit ndaj kazakëve të Astanës, duke shënuar praktikisht 1/3-tën e golave të realizuara në të 8 takimet.