AlbanianSport.com 03/11/2021 23:55
ASNN – Luhen ndeshjet e grupeve A, B, C dhe D, shënohen 28 gola në 8 takime. Liga e Kampioneve është kthyer këtë mesjavë me ndeshjet e 4-ta të fazës së grupeve dhe pasi janë luajtur të martën takimet e vlefshme për grupet E, F, G dhe H, të mërkurën janë luajtur takimet e vlefshme për grupet A, B, C dhe D. Kështu, në grupin A, Klub Bryzhi ka kërcënuar të bëjë një tjetër të papritur, pasi e ka mbyllur pjesën e parë në barazim 1-1 në fushën e Mançester Siti, me vendasit që kaluan të parët në epërsi në minutën e 15-të, por me miqtë që barazojnë dy minuta më pas me një autogol të anglezëve.
Kurse në takimin tjetër të këtij grupi, Paris SG-ja e ka mbyllur në epërsi 2-1 pjesën e parë përballë Lajpcigut, edhe pse kanë qenë vendasit që kanë kaluar në epërsi pas vetëm 8 minutash lojë, por një dygolësh i Uijnaldumit përmbysi shifrat për francezët. Por një 11-metërsh i saktë në minutat shtesë u ka dhënë gjermanëve një barazim 2-2 dhe Paris SG-ja zbret në vendin e dytë, me 8 pikë, një më pak sesa Mançester Siti, që nuk ka gabuar në fushën e vet në pjesën e dytë, duke shënuar 3 herë, me Mahrezin në 54-tën, Stërlingun në të 72-tën dhe Zhezusin në minutat shtesë, duke mposhtur kështu Klub Bryzhin 4-1.
Dhe, së fundi, në grupin C, të dyja skuadra vendase, Borusia e Dortmundit dhe Sportingu i Lisbonës e kanë mbyllur në epërsi pjesën e parë. Në Gjermani, vendësit mbeten me 10 lojtarë në minutën e 30-të përballë Ajaksit, por sidoqoftë gjejnë golin në minutën e 37-të, pas një 11-metërshi të saktë të Rojsit. Ndërkaq, në Portugali, Sportingu ka shënuar 3 herë kundër Beshiktarit në çereorën e fundit, me dy gola të Paulo Gonçalvesit, njëri nga të cilët nga pika e bardhë, dhe një goli të Paulinjos. Në pjesën e dytë, Sportingu gjen edhe një gol të 4-t, duke marrë kështu një fitore 4-0 ndaj turqve.
Ndërsa në takimin tjetër, Ajaksi ka përmbysur gjithçka në Gjermani në pjesën e dytë përballë Borusias së Dortmundit, duke shënuar 3 herë, dy herë brenda 18 minutave të fundit dhe në minutën e 3-të shtesë dhe gjigandja holandeze fiton 3-1 dhe bëhet skuadra e 4-t që siguron që tani turin e 16-shes, së bashku me Bajernin e Mynihut, Juventusi dhe Liverpulin.