AlbanianSport.com 15.05.2016 10:15
ASNN – Do të jetë një duel midis Vllaznisë dhe Teutës ai i finales për kurorën e kampiones në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga. Nëse kampionia në fuqi edhe pritet të triumfonte ndaj Tiranës, surpriza e vërtetë ka ardhur nga çifti tjetër.
Dhe, në fakt, Teuta është surpriza më e madhe e basketbollit të meshkujve për këtë sezon, ndërsa është kualifikuar për në finalen e titullit “kampion”. Në letër dukej gjithçka e lehtë për Kamza Basketin, fituese e Kupës së Shqipërisë dhe e Superkupës së Shqipërisë dhe mjaft euforike në marshimin e saj drejt trofeut të 3-të, atij më të madhit.
Por teksa Teuta e Nikola Milatoviç të mërkurën ka fituar në Bathore, 80-74, gjithçka është dukur aksidentale me idenë se Kamza do të kthente në rezultat. Por nuk ka ndodhur kështu, sepse Teuta nuk është dorëzuar për asnjë çast dhe e ka fituar edhe ndeshjen e kthimit 68-62.
Ndërkohë, Vllaznia është kualifikuar me lehtësi për në finalen e titullit kampion në basketboll për meshkuj, ndërsa është kthyer në një “mace e zezë” për Tiranën. Shkodranët e trajnerit Bledar Gjeçaj, ia kanë arritur t’ia dalin ta fitojnë edhe ndeshjen e dytë, 80-68 dhe gjithë duelin me rezultatin 2-0.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kalendari i “play-off”-it
për titull kampion
Superliga
Gjysmëfinalet:
11 maj 2016:
Kamza Basket – Teuta 74-80 (0-1)
(12-19, 21-21, 15-23, 26-16)
Salla Sportive, Bathore
Vllaznia – Tirana 81-63 (1-0)
(21-13, 16-17, 20-15, 25-18)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
14 maj 2016:
Teuta – Kamza Basket 68-62 (2-0)
(16-22, 20-15, 22-11, 10-14)
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
Tirana – Vllaznia 68-80 (0-2)
(21-23, 16-21, 15-21, 16-15)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë