Gjergj Vyshka 13.02.2017 07:55
Vllaznia-Apolonia do të jetë finalja e Kupës së Shqipërisë në futboll për femra për sivjet. Shkodranet, jo vetëm fitueset në fuqi të kësaj Kupe, por dhe kampionet në fuqi, kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë për Tiranën, të cilën e kanë mundur 9-0.
Kanë vlejtur golat e Gjegjit, “katërshja” e Doçit, dygolëshi i Mujës e më pas goli i Jasharit, të gjithë në pjesën e parë, dhe autogoli i Memës, në atë të dytën, që Vllaznia të kalonte lehtësisht në finale.
Ndërkohë Apolonia, pas barazimit në kohën e rregullt me shifrat 3-3 me Kinostudion, është kualifikuar pas goditjes së 11-metërshave, teksa ka fituar 4-1. Taullaj, Kes. Goro dhe Zarka ishin shënueset e fierakeve, kurse Lufi, dy herë, dhe Estelle për Kinostudion.
Pritet një finale e ethshme mes Vllaznisë e Apolonisë për Kupën e Shqipërisë në futboll për femra, ndonëse fieraket do të duhet të jenë në një formë të jashtëzakonshme për t’ua rrëmbyer trofeun shkodraneve.
Tirana – Vllaznia 0-9
Shënuese: Gjegji 7’, Doçi 8’, 20’, 37’, 42’,
Muja 15’, 27’, Jashari 32’, Mema 67’ (a.g.)
Tirana: A. Popa, Fekollari, Aliu, Sallahi, Mema, Leba, Muho (Kamberi 78’), Begallo, V. Popa, Banushi, Kolgjini (Tanushi 46’). Trajner: A. Gega.
Vllaznia: Raxhimi, Lipa, Bajraktari, Franja (Kotarja 69’), Koldashi, Jashari, Maliqi (Proto 53’), Muja, Gjini (Mustafa 46’), Doçi, Gjegji. Trajner: N. Leka.
Gjyqtarë: O. Yzeiraj, A. Topi (Patos), Q. Shehaj (Lushnjë)
Apolonia – Kinostudio 3-3
(Apolonia fiton 4-1 pas goditjes së 11-metërshave)
Shënuese: Taullaj 11’(11-m.), Kes. Goro 40’,
Zarka 66’ / Lufi 51’, 73’, Estelle 59’
Apolonia: Mullaj, Sinani (Kostaj 69’), Xhindole, Demiri, Çerkini, Taullaj, Kl. Goro, Gjoni (Doko 57’), Levanaj, Kes. Goro, Zarka. Trajner: A. Ymeraj.
Kinostudio: Naka, Besrakrestaj, Lulaj, Emanuele (Lufe 36’), Kurine, Estelle, Poçesta, Myrtollari (Tabaku 67’, Bahare 90’+2), Sabina, Jova, Aliaj. Trajner: G. Gjonpalaj
Gjyqtarë: E. Llapra, E. Pulaj, E. Isufi (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Kes. Goro, Levanaj / Kurine.