AlbanianSport.com 01.07.2015 10:05
ASNN – Me mbylljen e dy takimeve gjysmëfinale, Kampionati i Futbollit të Amerikës Latine, që njihet si ndryshe si “Copa America”, ka njohur edhe dy skuadrat finaliste, që janë vendi organizator, Kili, dhe Argjentina. Kështu, do të jetë një duel midis vendit organizator, Kilit, dhe Argjentinës finalja e Kampionatit të Futbollit të Amerikës Latine, që njihet si ndryshe si “Copa America”.
Një të e tillë është mësuar në orët e para të së mërkurës, ku është zhvilluar ndeshja e dytë gjysmëfinale, ku argjentinasit kanë shpartalluar Paraguajin me rezultatin tenistik 6-1. Vetëm 24 orë më parë, Kili kishte mundur 2-1 Perunë, duke siguruar vendin në finale dhe duke mbajtur gjallë traditën që zakonisht këtë veprimtari e fiton përfaqësuesja e vendit organizator.
Por Argjentina ka treguar se synon që zhgënjimin e Botërorit të vitit të shkuar ta harrojë me trofeun kontinental, duke u treguar e pamëshirshme ndaj paraguajanëve. Këta të fundit eliminuan Brazilin në çerekfinale, pas goditjes së 11-metërshave, por ishin të pafuqishëm përballë furtunës bardhekaltër. Roho dhe Pastore kanë fiksuar epërsinë dygolëshe të Argjentinës.
Dhe, përtej një goli të paraguajanëve në fundin e pjesës së parë, dy gola të Di Marias dhe nga një gol i Aguerros, Higuainit dhe Barriosit, kanë vulosur fitoren e thellë të skuadrës së tyre dhe bashkë me të edhe vendin në finalen e madhe të 4 korrikut ndaj Kilit. Ndërsa Peruja dhe Paraguaji do të përballen në ndeshjen për vendin e 3-të dhe të 4-t.