AlbanianSport.com 22.02.2015 16:10
ASNN – Kategoria Superiore e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur sot pasdreke 4 prej takimeve të javës së saj të 23-të, ndërsa takimi i fundit, ai midis Skënderbeut dhe Kukësit, luhet të hënën, duke nisur nga ora 18:00.
Si çdo fundjavë, Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar do ka sjellë për sportdashësit takimin më të spikatur, atë midis Laçit dhe Tiranës, që u fitua nga vendasit me rezultatin 3-0.
Po pasdreke, Elbasani është ndeshur në Pogradec Flamurtarin, në takimin që është zhvendosur në juglindje, për shkak të punimeve për pistën e atletikës së Stadiumit “Elbasan Arena” dhe që u fitua nga vlonjatët me një gol të vetëm.
Po për mungesë fushe, takimi Partizani-Teuta është zhvendosur në Fier, aty ku të kuqtë kanë fituar me rezultatin 2-1, ndërsa në takimin e fundit të ditës, Vllaznia ka fituar 2-0 në Shkodër ndaj Apolonisë.
Takimi i fundit i javës së saj të 23-të, ai midis Skënderbeut dhe Kukësit, luhet të hënën, duke nisur nga ora 18:00. Pas ndeshjeve të së dielës, Kukësi dhe Tirana kryesojnë me nga 47 pikë, 3 më tepër sesa Skënderbeu i vendit të 3-të dhe Partizani i vendit e 4-t.
Kategoria Superiore
Java e 23-të
Të dielën:
Laçi – Tirana 3-0
Shënues: Segjini 23’, Sheta 41’, Mitraj 81’
Drejtpërdrejt në RTSH
Stadiumi i Laçit
Elbasani – Flamurtari 0-1
Shënues: Buval 88’
Stadiumi “Gjorgji Kyçyku”, Pogradec
Partizani – Teuta 2-1
Shënues: Fazliu 11’, Mazrekaj 18’(11-m.) / Nika 40’(11-m.)
Stadiumi “Loni Papuçiu”, Fier
Vllaznia – Apolonia 2-0
Shënues: Soza 48’ G. Lika 56’
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Të dielën:
Skënderbeu – Kukësi (18:00)
Stadiumi “Skënderbeu”, Korçë
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Kukësi 22 15 2 5 30-13 47
- Tirana 23 14 5 4 30-15 47
- Skënderbeu 22 13 5 4 31-10 44
- Partizani 23 13 5 5 21-12 44
- Laçi 23 10 8 5 28-15 38
- Flamurtari 23 9 7 7 21-14 34
- Vllaznia 23 9 2 12 20-25 26
- Teuta 23 6 1 16 21-35 19
- Elbasani 23 4 0 19 12-41 12
- Apolonia 23 2 3 18 4-38 9