Mbledhja e Komisionit kundër Dhunës në Sport përvijon masat që lipsen

Share Button

komisioni-kombetar-kunder-dhunes-2016-mas

Gjergj Vyshka 28.10.2016 11:35

Nën drejtimin e Zëvendësministrit të MAS, Rauf Dimraj, krerët më të lartë të sportit dhe të policisë së shtetit kanë dhënë mendimet e tyre për marrjen e masave dhe rritjen e sigurisë në infrastrukturën sportive. Të paktën sipas informacionit që ka ardhur nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, mbledhja e Komisionit kundër Dhunës në Sport është drejtuar nga zëvendësministri i Arsimit dhe Sportit Rauf Dimraj.

E në të kanë qenë të pranishëm Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka; Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku; Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Viron Bezhani; Drejtori i Sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj; përfaqësuesi i mediave në këtë komision Xhevdet Zekaj dhe specialisti i Drejtorisë së Sporteve në MAS, Uvil Zajmi.

Pa harruar këtu dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Haki Çako. Kjo mbledhje, gjithnjë sipas informacionit të shërbyer nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, është zhvilluar jo nën presionin e fakteve të dhunës në mjediset sportive. Por ka pasur si qëllim për t’i paraprirë   çdo shfaqjeje të këtij fenomeni në stadiumet shqiptare, apo pse jo dhe në të gjitha mjediset e tjera sportive ku dhe bëhet e luhet sport kombëtar.

Pati një mirëkuptim midis palëve dhe u kërkua përmirësim në infrastrukturën ligjore. Mbi të gjitha të infrastrukturës së burimeve njerëzore në shërbim të shmangies së mangësive ekzistuese të evidentuara. Secili institucion publik duhet të përmbushë me shpejtësi kërkesat që shtrohen në Konventën përkatëse të Këshillit të Evropës në të cilin angazhimi i Shqipërisë është shumë serioz.

U kërkua që nga ana e pushtetit vendor, si stimulues  i progresit, të ketë më shumë mbështetje për të arritur ato standarde që kërkohen në stadiumet dhe mjediset ku zhvillohen aktivitetet kombëtare. E kësisoj në një mbledhje të shpejtë mes 8 anëtarësh vetëm është evidentuar dhe jo marrë vendim

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh