AlbanianSport.com 05.04.2015 08:50
ASNN – Në dritën e dëmtimeve të Fronk Riberisë dhe Arjen Robenit, dy ish-bavarezë të falshëm këshillojnë drejtuesit e Bajernit të Mynihut që të kthehen aktivë në merkato. Filip Lahmi, Bastian Shajnistajger, Fronk Riberi dhe Arjen Robeni janë të gjithë tej të 30-ve dhe mbajnë ende peshën kryesore në skuadër. Të gjithë do të donin t’i shihnin kampionët edhe për shumë kohë në “Allianz Arena”, por mosha është armiku i parë.
Në këto kushte, Lotar Mateusi dhe Ditmar Haman shprehen se Bajerni duhet të kthehet në merkato për të gjetur zëvendësuesit e duhur. Kjo edhe sepse dëmtimet janë gjithnjë e më shumë të pranishme. Çka e ka dobësuar dukshëm sigurinë që bavarezët ofronin prej vitesh. Ndaj Borusias së Dortmundit u kthye Alkantara, por Shvajnstajgeri ishte pre e lojës së rëndë nga vendasit.
Ndërkohë, në infermieri janë Alaba dhe Martinez, pa harruar edhe Riberinë. Dy ish-mesfushorët kërkojnë nga ish-skuadra që të mos kursejë në muajin qershor, nisur edhe nga deklarata e ditëve më parë nga Jan-Kristian Dresen që konfirmoi se Bajerni mund të paguajë deri në 100 milionë për një lojtar të vetëm. Aktualisht Bajerni nuk regjistron më shumë 40 milionë euro të shpenzuara për një futbollist.
Por e ardhmja duket se do të zbresë nga podiumi Havi Martinez dhe Mario Gëtcen për të ngjitur atje të rinj “luksi” si Paul Pogbanë nga Juventusi apo Rahim Stërling nga Liverpuli. Ndërkohë, shtohen zërat për De Bryjnen e Volfsburgut dhe Belarabin nga Bajer Leverkusen. Gjithçka për një qëllim, rinovimin e kampionëve që janë pranë titullit të 3-të radhazi në Bundesligë.