MAS / Trajnimi i zyrtarëve të antidopingut, gati oficerët e rinj të kontrollit

Share Button

Doping-bluza

Gjergj Vyshka 11.02.2015 11:55

Ministria e Arsimit dhe e Sportit ka bërë dje në mjediset e Hotel “Doro City” trajnimin e zyrtarëve të rinj të kontrollit antidoping. Në të kanë qenë rreth 15 kandidatë, të cilët pasi kanë dëgjuar referimet e mjekut Mel Ostreni, por edhe Emil Kalimerit, Violeta Shqevit, etj., janë marrë dhe në testim. E më pas pritet certifikimi i tyre nga Agjencia Botërore e Antidopingut, ndërsa sipas përfaqësueses së Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, Violeta Shqevi, ideja është që pranë një zyrtari të vjetër në kontrollin antidoping të jetë edhe një i ri.

“Duhet të dini që Shqipëria është pjesë e një projekti të “UNESCO”-s për kontrollin antidoping, – ka vijuar ajo. – Gjatë kësaj periudhe kemi bërë përmirësimin e paraqitjes pozitive të kontrollorëve të rinj të antidopingut, pa thënë që është bërë dhe një program i ri edukativ për antidopingun. Është bërë Kodi i ri i antidopingut, si dhe rregullorja e re e funksionimit të komisionit antidoping. Kurse kjo e djeshmja është menjëherë pas seminarit me temën “Jo doping, sport i pastër”, atje ku ishte këshilltari i Agjencisë Botërore të Antidopingut, Alesandro Donati.”

“Trajnimi i këtyre zyrtarëve të rinj të kontrollit antidoping është i mbështetur nga EE Rado (Agjencia e antidopingut të Evropës juglindore) prej së cilës kemi marrë falas jo vetëm kontrollet e antidopingut, por dhe gjithçka tjetër që lidhet me idenë e një sporti të pastër. Besojmë se shumë shpejt do të nisim dhe nga kontrollet”, – ka përfunduar Shqevi, ndërkohë që seminari i djeshëm është monitoruar jo vetëm nga drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, por dhe Kryetari i Komisionit Antidoping, Klodian Allajbeu.

Ajo që duhet përmendur është fakti se sporti shqiptar, sidomos në fundvitin 2014, është goditur rëndë nga rastet e daljes së sportistëve pozitiv. Dhe raste ishin të njëpasnjëshme në peshëngritje pas Botërorit të Kazakistanit dhe Evropianit të Nën-23-vjeçarëve në Qipro. Ndaj dhe tashmë janë të gjithë në lëvizje për të qenë më vigjilent dhe të ashpër në kontrollet antidoping, sepse vetëm kështu mund të kemi një sport të pastër.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

AlbanianSport.com 29/02/2024 15:40 ASNN – “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë vjen me risi, do të

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

AlbanianSport.com 28/02/2024 21:20 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi këtë të

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh