MAS / Takim me Sekretarët e Federatave për grantin & ligjin e sporteve

Share Button

MAS-logo

Gjergj Vyshka 03.12.2014 17:35

Dje në mesditë, në mjediset e Agjencisë së Shërbimit të Sporteve, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka organizuar një mbledhje me të gjithë Sekretarët e Përgjithshëm të Federatave Shumësportëshe. Në mbledhjen që është drejtuar nga drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve, Vladimir Gjonaj, si dhe përgjegjësi i sportit cilësor në këtë dikaster, Arjan Konomi, pikësëpari është kërkuar se si është zbatuar udhëzimi i MAS për shfrytëzimin e fondit “grant” për 2014.

Madje sekretarët janë pyetur se deri në çfarë mase është shfrytëzuar ky fond, ndërkohë që është premtuar që brenda janarit, edhe duke edhe viti olimpik, të çelen grantet. Sepse duke qenë se më 2016-tën do të organizohen Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”, atëherë sivjet gjithçka edhe financiarisht do të jetë për ato sporte, të cilat kanë garat kualifikuese. Deri më tani shansin më të madh duket se e ka peshëngritja, e cila ka arritur të kualifikojë që tani gjashtë sportistë, pesë djem dhe një vajzë.

Ndërkaq ndryshimet e reja në Ligjin e Sporteve, që më pas do të miratohet në Parlament, shumë shpejt do t’i bëhen të ditura dhe sekretarëve të Federatave. Të cilëve do t’u jepet drafti i Ligjit dhe duke marrë mendimet e tyre do të mund të bëhen përmirësimet e fundit. Po në këtë mbledhje është ngritur dhe një herë çështja e shpërblimit të medaljeve individuale nëpër stile, apo dhe atyre moshave që nuk u përket të përfitojnë asgjë nga Ligji i Sportit.

Konkretisht nënkampioni i Evropës në peshëngritje për Nën-23-vjeçarët, Hysen Pulaku, ai i Evropës në karate për Nën-21-vjeçarët, Alvi Karaçi, apo dhe fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian të të rinjve në Boks, Jurgen Uldedaj, të gjithë medalistë të vitit 2014, nuk përfitojnë asgjë, sepse duhet të jenë të rritur. Pa thënë që Romela Begaj si Kampione e Evropës në shkëputje nuk përfiton asgjë nga Ligji i Sporteve. Apo dhe Luiza Gega si Kampione Ballkani në salla të mbyllura, etj. Ndaj është ngritur dhe një herë problemi i përmirësimit të ligjit për shpërblimin e medaljeve të veçanta.

Në përgjithësi mbledhja ka qenë e qetë dhe të gjitha palët janë të kënaqura me bashkëpunimin, e cila pritet të jetë e tillë dhe në vitin 2015.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

FSHF / Në maj të 2024-ës, përzgjedhje talentesh në SHBA & Kanada

AlbanianSport.com 13/03/2024 17:30 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) do të organizojë për të dytin

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

(Video) “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë, me modul të veçantë për femrat

AlbanianSport.com 29/02/2024 15:40 ASNN – “UEFA Goalkeeping B”, edicioni i dytë vjen me risi, do të

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

(Video) FSHF / “Diversiteti, Barazia & Përfshirja në Futboll”, mbahet seminari

AlbanianSport.com 28/02/2024 21:20 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizoi këtë të

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

Peshëngritje / Reagon Rilind Hysa, pohon problemet me analizën e tij

AlbanianSport.com 23/02/2024 22:35 ASNN – Peshëngritësi i Teutës, Rilind Hysa, ka treguar për RTSH

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh