AlbanianSport.com 27.05.2016 18:00
ASNN – Pas një studimi të bërë nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, është vënë re një rritje e konsiderueshme e fëmijë mbipeshë në të gjithë vendin. Për të ndaluar këtë fenomen të rrezikshëm për jetën, MAS ka vënë edhe njëherë theksin se vetëm sporti është mjeti më i mirë për të jetuar shëndetshëm.
Shtimi i numrit të fëmijëve mbipeshë në vendin Shqipëri, ka bërë që Ministria e Arsimit dhe Sportit, të sjellë në vëmendjen e specialistëve të sportit se si të bashkëpunojnë për frenimin e këtij fenomeni. Si fillim, duhet parë tek fëmijët indeksi i “BMI”-së, apo raporti i masës trupore me atë të peshës.
Të gjithë duhen ndërgjegjësuar se frenimi i mbipeshës bëhet vetëm me anë të sportit. Masat e para nga drejtuesit e sportit në MAS, në luftën kundër mbipeshës, janë rritja e numrit të orëve të fizkulturës në shkolla si dhe kualifikimi i vazhdueshëm i mësuesve të edukimit fizik.