AlbanianSport.com 28.10.2016 08:50
ASNN – Këto ditë në familjen e Dhimiter Vangjelit, këtu në Tiranë, kishte një gëzim të veçantë e të pa përshkruar. Djali i tyre, sportisti i talentuar Marseli, ishte shpallur “kampion” i Ballkanit në “Body-Building”, në garën e fundit që u zhvillua në Serbi, më 22 tetor 2016. Kjo veprimtari u ndoq me mjaft interes nga amatorët e këtij sporti të bukur. Në këtë kampionat ra në sy përgatitja serioze e të gjithë pjesëmarrësve në këto gara.
Secili nga sportistët manifestoi një përgatitje të shkëlqyer dhe mjaftë cilësore. Siç thamë, sportistët dhanë tërë energjitë për të marrë kupën. Por fatlumi, që arriti të marrë kupën e këtij kampionati në mes të Serbisë, ishte sportisti shqiptar Marsel Vangjeli, duke shpalosur plot krenari e dinjitet flamurin shqiptar me shqiponjën dy krenare për fitoren e merituar.