Mark Markezi niset i pari në Aragon, pas tij Kuartararo & Vinjales

Share Button

AlbanianSport.com 21/09/2019 16:15

ASNN – Spanjolli është më i shpejti në provat zyrtare, lë pas Kuartararon dhe Vinjalesin. Gara, të dielën në RTSH. Botërori i Moto GP-së zhvillon këtë fundjavë garën e 14-të të këtij sezoni, që do të mbahet në Spanjë. Dhe ai që do të niset i pari në pistën e Aragonit është vendasi Mark Markez, i cili ka qenë më i shpejti në provat zyrtare. Këto prova erdhën drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, i cili do të sjellë gjithashtu drejtpërdrejt edhe garën e së dielës, që nis në ora 13:00.

Mark Markezi ka siguruar, për herë të 3-të në karrierë, nisjen nga vendi i parë në pistën e Aragonit, pasi piloti vendas ka qenë më i shpejti në provat zyrtare të Çmimit të Madh të Spanjës, të zhvilluara të shtunën. Në atë që është gara e tij e 200-të, pra një garë jubilare në karrierën e tij thuajse 11-vjeçare në këtë Botëror të motorëve, 26-vjeçari do të kërkojë fitoren e 5-të në Aragon, çka do të ishte fitorja e tij e 78-të.

Tanimë që ai e ka parakaluar Majk Hejlvudin, që kishte 76 fitore, spanjolli e ka hedhur vështrimin drejt bashkëatdhetariot Anhel Nieto, që ka 90 fitore, rivalit aktual Valentino Rosi, që 115, dhe Xhakomo Agostinin, që ka 122. Kampioni në fuqi i botës dhe kryesuesi aktual i Moto GP-së, e përfundoi xhiron e tij më të shpejtë në Aragon me kohën 1 minutë, 47 sekonda e 9 të mijëtat, duke përmirësuar sadopak kohën e tij të mëparshme.

Ndonëse Fabio Kuartararo ishte mjaft më i shpejtë sesa spanjolli në dy sektorët e parë, ai ka vuajtur në vijë të drejtë në sektorin e 4-t dhe mbërrin në finish vetëm 3 të dhjetat e sekondës më vonë se Markezi dhe detyrohet të kënaqet me vendin e dytë. Rreshtin e parë të nisjes e plotëson  14:53 Q2 Maverik Vinjales, ndërsa në rreshtin e dytë do të rreshtohen Xhek Milleri, Aleiks Espargaro dhe Valentino Rosi.

Dhjetëshen e të parëve e plotësojnë Kal Kratçlou, Franko Morbideli, Joan Mir dhe Andrea Doviciozo. Prova zyrtare të së shtunës erdhën drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, i cili do të sjellë gjithashtu drejtpërdrejt edhe garën e së dielës, që nis në ora 13:00.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

Volejboll – Femra / Karshiollu, një ish-trajner i Partizanit për Tiranën

AlbanianSport.com 14/03/2024 19:05 ASNN – Bylent Karshiollu është trajneri i ri skuadrës së Tiranës

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh