Gjergj Vyshka 07.04.2015 19:55
Ndërkohë Federata Shqiptare e Atletikës, tashmë e angazhuar plotësisht në këtë veprimtari, do të ofrojë jo vetëm sportistët e saj cilësor, por dhe gjyqtarinë.
Nuk duhet harruar që ka një eksperiencë në të bërin garime ndërkombëtare, sepse gati katër vjet më parë në Kodrat e Liqenit Artificial në Tiranë është organizuar dhe Kampionati Botëror i Vrapimit në Mal.
Dhe për rrjedhojë kjo Maratonë duket se do të ketë dhe aktorë të tjerë, të paktën Agjencinë e Shërbimit të Sporteve, pa thënë dhe Ministri të tjera si ajo e Brendshme, apo e Shëndetësisë.
Ruli si president i atletikës shqiptare e që ka marrëveshjen e parë me italianët për këtë maratonë beson dhe shpreson se nuk do të jetë si farsa e Maratonës së Tiranës më 2012-tën.
“Përkundrazi jemi të angazhuar të gjithë për një veprimtari sa më cilësor. Dhe jemi të bindur për këtë”, – ka përfunduar Ruli.