Gjergj Vyshka 08.10.2014 22:55
Luiza Gega dhe Bledar Mesi kanë qenë përfaqësuesit e ushtrisë shqiptare në Maratonën e NATO-s, e cila është zhvilluar të dielën e kaluar në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.
Distanca ka qenë 10 kilometra dhe forma e mirë e rekordmenes së Shqipërisë në 800, 1500, 3000 dhe 3000 metra me pengesa, por jo vetëm kaq, por dhe fituese e medaljeve ndërkombëtare, është pasqyruar dhe në këtë Maratonë.
Gega ka dalë e para, ndërsa ka fiksuar kohën 34’05”, ndërsa kilometrin e ka bërë 3’25”. Ndërkohë Bledar Mesi ka zënë vendin e 11-të, teksa dhjetë kilometrat i ka përshkruar me kohën 36’59”, kurse kilometri ka qenë 3’42”.
Të dy këto atletë kanë qenë të drejtuar nga ish-atleti Gerand Qirici, në një kohë që si Gega, ashtu dhe Mesi janë pjesë e policisë ushtarake. Që do të thotë një përfaqësim dinjitoz i ushtrisë shqiptare në këtë Maratonë të NATO-s, apo dhe e atletikës shqiptare.