AlbanianSport.com 03/12/2018 19:45
ASNN – Pak ditë më parë mediat sportive botërore i kushtuan rëndësi faktit që Maradona po tregohej i suksesshëm me skuadrën e Dorados de Sinaloa, por ndodhi e papritura. Në duelin e kthimit kundër skuadrës së Askenos MX, ekipi i Maradonës humbi 4-2 pas kohës shtesë (koha e rregullt u mbyll 3-2) për kundërshtarët e Maradonës (dueli i parë midis dy skuadrave ishte fituar nga ekipi i Dorados 1-0).
Gjithçka shkoi ters për ekipin e Maradonës, madje vetë ai nuk ishte në stol, sepse ndeshjen e shkuar ishte ndëshkuar me karton të kuq. Ai ishte i detyruar ta ndiqte finalen e kthimit nga tribuna, me telefon në dorë gjithë kohën. Pra, gjithçka e kotë dhe nuk u realizua objektivi, sepse festa ishte e tëra për vendasit, ndërsa Maradona e mbyll pjesën e parë të sezonit si nënkampion, me 9 fitore, 2 barazime e 4 humbje në total.
Sidoqoftë, mediat meksikane shkruajnë se Maradona do të ketë sërish shanse në pranverë sepse formula e garës lejon përplasje me ekipin tjetër që vjen nga Klausura. Sidoqoftë, ky ishte një shans i humbur dhe Maradona po e vuan së tepërmi këtë dështim.