AlbanianSport.com 09.06.2015 16:35
ASNN – Legjenda e futbollit botëror, Diego Armando Maradona ka akuzuar rëndë presidentin aktual të UEFA-s, Mishel Platini, për korrupsion dhe fiksim ndeshjesh kur ka
qenë futbollist.
Ai ka thënë se Platini i kishte deklaruar më herët atij se ka trukuar 167 ndeshje gjatë kohës që ka qenë lojtar. “Platini më ka thënë në Dubai se ka trukuar 167 ndeshje”, – tha Maradona për “El Pelusa”.
Ai gjithashtu njoftoi se nëse presidenti i FIFA-s do të zgjidhet Ali Bin Al Husein, atëherë ai do të jetë zëvendëspresident i saj. Në përgjithësi akuzat e Maradonës nuk merren seriozisht, sepse argjentinasi vazhdimisht akuzon, por i mungojnë provat direkte.
Jo vetëm kaq, por në Evropë mendojnë se Maradona është i lidhur me regjimin e Fidel Kastros në Kubë dhe i varur nga lëndët narkotike.