AlbanianSport.com 05.01.2017 15:25
ASNN – Sulmuesi i Shkëndijës së Tetovës, Ferhan Hasani, pritet që karrierën ta vazhdojë në Portugali. Mediat e Maqedonisë kanë raportuar të mërkurën se Hasani do të transferohet te skuadra e njohur portugeze, Benfika.
Sipas tyre, marrëveshja në parim është arritur me të gjitha palët dhe transferimi i Hasanit do të zyrtarizohet gjatë këtij muaji. Mësohet se Benfika do t’i paguajë Shkëndijës 500 mijë euro për Hasanin, i cili do të firmosë kontratë 4-vjeçare.
26-vjeçari Hasani, ka kontratë me skuadrën nga Tetova deri në fund të këtij edicioni kurse vitin e shkuar i është bashkuar asaj duke ardhur nga Brondbi i Danimarkës.