AlbanianSport.com 22.01.2015 10:35
ASNN – Trajneri i Interit, Roberto Mançini ka lavdëruar bashkëpunimin e Xherdan Shaqirit dhe Lukas Podolskit në fitoren 2-0 që skuadra e tij arriti ndaj Sampdorias në Stadiumin “Xhuzepe Meaca”, në kuadër të Kupës së Italisë. Shaqiri realizoi golin e tij të parë me zikaltërit dhe Mançinit i ka pëlqyer kombinimi i dy përforcimeve të reja.
Roberto Mançini ka lavdëruar dy përforcimet e skuadrës së tij. Trajneri i Interit është shprehur i lumtur pas fitores kundër Sampdorias. Ai në veçanti ka mbetur i kënaqur me lojën e dy përforcimeve më të fundit, kosovarit të përfaqësueses zvicerane, Xherdan Shaqiri, dhe gjermanit veteran, Lukas Podolski.
“Shaqiri dhe Podolski kombinuan në mënyrë fantastike, edhe pse fizikisht duhet të përmirësohen edhe më tepër, – u shpreh Mancini. – Jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit. Kjo është ajo çfarë dua.”