AlbanianSport.com 26.01.2015 21:15
ASNN – Luis Van Gaal nuk po e pranon largimin e Adnan Januzajt. Trajneri holandez i Mançester Junajtid ka marrë vendim për të mos pranuar asnjë ofertë për të riun kosovar me pasaportë belge. Kështu thotë agjenti i lojtarit, Dirk De Vrise, sipas së cilit Januzaj do të largohej po të mos këmbëngulte holandezi.
De Vrise ka treguar se Paris SG-ja ka kërkuar shërbimet e futbollistit kosovar të për përfaqësueses belge gjatë merkatos së janarit, por Mançester Junajtid e ka refuzuar ofertën e francezëve. 19-vjeçari po has vështirësi sivjet për të gjetur një vend në 11-shen e parë të skuadrës duke u aktivizuar vetëm 13 herë në të gjitha veprimtaritë.
Por, pavarsisht numrit të vogël të ndeshjeve të zhvilluara, trajneri Luis van Gal kishte deklaruar se Januzaj është pjesë e rëndësishme e skuadrës. “Po, Paris SG-ja ka shfaqur interes për këtë merkato dimri, – , ka thënë de Vrise. – Ata kanë kontaktuar drejtpërdrejt Mançester Junajtid.”
“Luis van Gaal ka thënë se Adnani nuk do të largohet sivjet, as si transferim, as si huazim, – ka vijuar belgu. – Trajneri e konsideron atë lojtar të rëndësishëm për skuadrën. Duket si vendim përfundimtar dhe nuk besoj se do të ndryshojë.” Januzaj ka një kontratë me “Djajtë e kuq” deri në qershor të 2018-tës.