AlbanianSport.com 11.02.2016 14:35
ASNN – Sipas asaj që raportojnë mediat britanike, trajneri portugez, Zhoze Murinjo pritet të marrë pagë sezonale prej 20 milionë eurosh në sezon, nëse kalon te Mançester Junajtid.
E përditshmja e njohur britanike, “The Mirror”, raporton se ish-trajneri i Çellsit është shumë afër marrëveshjes për të zëvendësuar Luis van Galin në “Olld Trefford” në fund të sezonit, duke arritur marrëveshje në parim për tri sezone.
Paga vjetore e tij pritet të jetë plot 20 milionë euro, shifër kjo që është e dyta më e madhja në botë, pas Pep Guardiolës, i cili aktualisht merr 17 milionë euro në vit tek Bajerni i Mynihut, por që do të përfitojë 27 milionë euro kur të kalojë tek Mançester Siti.
Portugezi fitoi shumë edhe te “Blutë” e Londrës, por te “Djajtë e Kuq” do të përfitojë dyfishin e pagës së Van Galit, i cili pati firmosur për një pagë sezonale prej afro 9.7 milionë eurosh.