AlbanianSport.com 11.09.2016 08:55
ASNN – Trajneri i Mamurrasit, Rezart Maho, ka nisur seleksionimin e lojtarëve për të pasur një skuadër solide.
Gjatë ditës së djeshme ai ka larguar 10 lojtarë, të cilët nuk kanë plotësuar kriteret e tij, ndërsa Maho nuk është ndjerë fort i kënaqur.
Kjo sepse, një pjesë e futbollistëve s’janë me ato cilësi që ai kërkon. “Qëllimi im është ndërtimi i një skuadre solide për të arritur ato rezultate që të gjithë kërkojnë”, – u ka thënë Maho lojtarëve.