AlbanianSport.com 02.02.2015 11:35
ASNN – Pas dorëheqjes për arsye personale dhe familjare të Stavri Nicës nga Mamurrasi, kjo menjëherë pas miqësores ndaj Kamzës, barazuar në Pezë-Helmës, 2-2, skuadra e vendit të dytë në grupin e Veriut të Kategorisë së Parë është pa trajner.
Tashmë kanë nisur të qarkullojnë dhe kandidaturat, ndërsa sipas burimeve të sigurta dhe të mirinformuara që vijnë nga kampi i kësaj skuadre një kandidaturë është dhe ish-trajneri i Pogradecit, Ylli Çekiçi.
Ashtu sikurse është kandidat dhe ish-trajneri i Kastriotit, Ramadan Ndreu. Mirëpo tashmë i takon drejtuesve që të vendosin për trajnerin, ndërsa të shtunën nis pjesa e dytë e sezonit në Kategorinë e Parë.
Mamurrasi do të jetë në vizitën e Pukës përballë Adës së Velipojës. Nuk duhet harruar që Mamurrasi, ashtu sikurse Tërbuni kryesues, apo dhe Besëlidhja e vendit të tretë, është një kandidaturë e fortë për t’u ngjitur për herë të parë në historinë e futbollit të saj në Kategorinë Superiore.
Ndaj dhe sot duhet të zyrtarizohet trajneri i ri i kësaj skuadre.