AlbanianSport.com 07.12.2014 07:05
ASNN – E gjithë historia e bukur e Besëlidhjes, e cila jo vetëm që nuk kishte njohur humbje, por dhe nuk kishte kundërshtar është prishur dje, teksa lezhjanët janë mundur në fushën e tyre nga Mamurrasi. Por jo vetëm kaq, ata kanë humbur kryesimin, që tashmë e ka Tërbuni. Mamurrasi e ka ndëshkuar Besëlidhjen me anë të Ramadanit në minutën e 18-të.
Ndërkohë, Tërbuni ka fituar po 1-0 me Kastriotin dhe tashmë është është në krye të renditjes. E pas kësaj fitoreje të Mamurrasit, tashmë në grupin A lufta sportive për t’u ngjitur në Superiore është bërë më e ashpër, sepse në garë është tashmë edhe skuadra e trajnerit Stavri Nica.
Besëlidhja e ka nisur me vrull lojën, ndërsa ka kërkuar të shënojë shumë shpejt. Mirëpo planet janë prishur nga kartoni i kuq i Malos, i cili ka shkaktuar një faull jashtë zonës dhe Jorgji nuk ka falur. Dhe që nga minuta e gjashtë, Besëlidhja është detyruar të luajë me dhjetë futbollistë. Megjithatë, Besëlidhja kërkon të shënojë. Por në minutën e 18-të, nga mbrojtja e Mamurrasit është lëshuar një top i gjatë, atje ku Ramadani ka shfrytëzuar një dalje të gabuar të Rexhepit dhe 1-0 për miqtë.
Kjo epërsi e ka lehtësuar Mamurrasin, e cila e ka kontrolluar mirë lojën në tërësinë e vet. Në fillimin e pjesës së dytë forcat janë ekuilibruar, sepse Ramadani ka dalë me karton të kuq. Besëlidhja krijon raste, ndërsa në të 70-tën dhe në të 77-tën minutë ka qenë pranë golit me Muçollarin, por Moçka ka pritur i sigurt. Në fundin e lojës Puka ka humbur një tjetër rast dhe përfundimisht Mamurrasi ka fituar.
Besëlidhja – Mamurrasi 0-1
Shënues: Ramadani 18’
Besëlidhja: Rexhepi, Gjokeja (Allamani 53’), Shytani (Mehja 85’), Jakupi, Dibra, Baçi, Hoxha, Xhorxheviç (Puka 44’), Muçollari, Marashi, Malo. Trajner: S. Bardhi
Mamurrasi: Moçka, Sulollari, Çekiçi, Abraham, Elmazi, Kastrati, Ramadani, Karapici, Tushe, Tanushi (Fonseka 46’), Mancaku. Trajner: S. Nica
Gjyqtarë: E. Jorgji, E. Gançi (Elbasan), R. Avdo (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Jakupi / Ramadani
Kartonë të kuq: Malo / Ramadani
Kategoria e Parë
Grupi A
Java e 9-të
(6-7 dhjetor 2014)
Të shtunën:
Besëlidhja – Mamurrasi 0-1
Tërbuni – Kastrioti 1-0
Veleçiku – Besa 0-1
Burreli – Iliria 1-0
Të dielën:
Ada Velipojë – Kamza (në Pukë)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tërbuni 9 7 2 0 14-5 23
- Besëlidhja 9 7 1 1 20-3 22
- Mamurrasi 9 6 2 1 13-3 20
- Besa 9 2 4 3 11-13 10
- Kastrioti 9 2 3 4 6-10 10
- Veleçiku 9 3 1 5 7-12 10
- Iliria Fushë-Krujë 9 2 3 4 8-9 9
- Burreli 9 3 0 6 6-11 9
- Kamza 8 2 2 4 6-14 8
- Ada Velipojë 8 1 0 7 5-17 3
Shënuesit më të mirë
5 gola: Malo, Marashi (Besëlidhja)
4 gola: Fonseka (Mamurrasi); Myftaraj (Burreli)
3 gola: Allamani, Jakupi (Besëlidhja); Ajazi (Iliria); Çelhaka, Kuli (Besa); Greca (Tërbuni)
2 gola: Çutra, Mone, Lekaj, Agastra (Tërbuni); Abraham (Mamurrasi); Banushaj (Veleçiku); Tali (Kastrioti); Krasniqi (Besa); Nika (Ada); Olatunji (Kamza)
1 gol: Doçi, Goxhaj, Balluku, Pasha, Kurti (Iliria); Karapici, Lala, Sulollari, Ramadani (Mamurrasi); Xhorxheviç, Dibra, Hoxha, Puka (Besëlidhja); Sallaku, Lushkja, L.Muço (Besa); Tafa, Djarmati, Mziu (Tërbuni); Xhemalaj, Udoh, Koleci (Kamza); Ferhati, Pllumaj, Kiri (Ada); Liftja, Djepaxhia (Veleçiku); Kaloshi, Julio Çezar (Burreli); Bytyçi, Kehinde, Shaba, Bakiu (Kastrioti)