AlbanianSport.com 29.01.2015 16:35
ASNN – Etrit Berisha rrezikon pezullimin në Serinë A për shkelje rregullash. Madje portieri i Kombëtares së Shqipërisë mund të pezullohet deri në 6 muaj. Gardiani i portës së Kombëtares kuqezi dhe i Lacios, rrezikon ta marrë këtë dënim, tani që në Federatën Italiane të Futbollit është hapur një hetim.
Organet përkatëse në Federatë morën në shqyrtim ankesën e Kievos dhe vendosën të vepronin. Berisha akuzohet nga Kievo se ka nënshkruar dy kontrata, fillimisht me klubin veronez dhe pastaj me Lacion, ku vazhdon të luajë edhe sot. Kontratat u nënshkruan në verën e vitit 2013.
Por për një vit e gjysmë Berisha nuk pati problem dhe u aktivizua rregullisht me Lacion.
Dënimi i portierit mund të jetë një gjobë, në rastin më të lehtë, dhe një pezullim deri në 6 muaj, veçse kjo mund të mos shtrihet në ndeshjet e ekipit kombëtar.