AlbanianSport.com 06/01/2020 23:00
ASN – Rihjad Mahrezi i Mançester Sitit, Mohamed Salahu dhe Sadio Maneja të Liverpulit janë 3 kandidatët për çmimin e “Lojtarit Afrikan të Vitit”. Mahrez ka fituar fitullin në Premier Ligë me Mançester Sitin në 2019-ën, si dhe është kapiten i Algjerisë. Maneja dhe Salahu ndihmuan Liverpulin të fitojë Ligën e Kampioneve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e Klubeve gjatë 2019-ës. Kështu, Mahrezi, Maneja dhe Salahu janë 3 kandidatët për të fituar çmimin e “Futbollistit Afrikan të Vitit”.
Mahrezi është aktualisht futbollist i Mançester Sitit, skuadër me të cilën luan që nga viti 2018. Sulmuesi 28-vjeçar është edhe kapiten i Algjerisë. Në janar të 2014-ës, Mahrezi nënshkroi për skuadrën angleze të Leister Sitit, duke e ndihmuar atë të fitojë titullin në “Çempionship” në fund të sezonit të tij të parë dhe ngjitjen në Premier Ligë. Në sezonin 2015-2016 ai ishte “Futbollisti Algjerian i Vitit” dhe pjesë e ekipit të 11-lojtarëve më të mirë në Premier Ligë, pasi ndihmoi Leister Sitin të fitojë Premier Ligën.
Golashënuesi i Liverpulit, Sadio Mane, është kandidati tjetër për titullin futbollisti afrikan i vitit. Ylli senegalez kërkon të bëhet futbollisti i dytë nga vendi i tij, pas Diufit, që e merr këtë titull. Rival i tij është shoku i skuadrës tek Liverpuli, Mohamed Salah, egjiptiani që ka triumfuar në dy edicionet e fundit. Sulmuesi i Liverpulit kërkon ta fitojë këtë trofe për herë të 3-të radhazi. Salahu dhe Maneja e ndihmuan Liverpulin në fitimin e Ligës së Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Botërorin e Klubeve këtë vit.
Ceremonia për dhënien e çmimeve do të mbahet në 7 janar 2020. Aty do të shpallen fituesit e 7 kategorive të tjera, për meshkuj dhe femra.