AlbanianSport.com 06/01/2018 15:10
ASNN – Lushnja këtë fundjavë i është rikthyer stërvitjes pas pushimeve të festave të fundvitit. Trajneri i skuadrës lushnjare, Hysen Dedja, tregon për programin që do të ndjekin gjatë kësaj periudhe deri në rifillimin e kampionatit.
Tek Lushnja kanë ardhur disa lojtarë për t’u provuar, për të cilët trajneri Dedja thotë se janë ende në provë. Ndërsa pritet të vijnë edhe disa lojtarë nga Nigeria. Pas ardhjes së trajnerit Hysen Dedja në krye të Lushnjës, skuadra arriti disa rezultate të mira.
E duket se drejtuesit e lagunarëve duan t’ia plotësojnë të gjitha kërkesat trajnerit shkodran, për të arritur të paktën objektivin e parë, që është shmangia e rënies nga Kategoria Superiore dhe kthimi i menjëhershëm në kategorinë e parë.