AlbanianSport.com 14/06/2019 21:10
ASNN – Tanimë që sezoni është mbyllur, edhe në kampin lushnjarka pllakosur heshtja. Zyrtarisht, në klub pohojnë se Ilir Gjyla do të vijojë të jetë trajner i skuadrës, por nuk ka konfirmim nga vetë trajneri. Burime pranë skuadrën, kanë pohuar se paraprakisht është njoftuar se stërvitja për sezonin e ri do të nisë më 15 korrik 2019. Lushnja ishte njëra nga skuadrat që zbriti nga Kategoria Superiore në atë Të Parë në fund të sezonit 2017-2018.
Dhe, për vetë emrin e klubit, lushnjarët e nisën sezonin e ri në nivelin e dytë, duke synuar të rikthehen sa më shpejt midis më të mirëve të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Të drejtuar nga një njohje e vjetër si trajneri Ilir Gjyla, myzeqarët ishin midis skuadrave pretendente për t’u ngjitur në Superiore, por, pas dy fazave të sezonit të rregullt, e gjetën veten në vendin e 4-t, me 27 pikë që marra pas 7 fitoresh, 6 barazimesh dhe 5 humbjesh.
Pra, plot 15 pikë pas Bylisit kryesues, edhe pse kishin në përbërje shënuesin më të mirë të Kategorisë së Parë, Fatjon Sefën, i cili realizoi thuajse gjysmën e 19 golave të skuadrës së tij. Por faza e 3-të rezultoi një dështim, sepse, edhe pse ishte në grupin që luftonte për ngjitjen një kategori më lart, Lushnja korri vetëm një fitore, atë të javës së fundit në fushën e Egnatias, mori 4 barazime dhe pësoi 3 humbje, duke e mbyllur po në vendin e 4-t, plot 24 pikë pas skuadrës që eventualisht u ngjit në Superiore, Bylisit.
Tanimë që sezoni është mbyllur, edhe në kampin lushnjar ka pllakosur heshtja. Zyrtarisht, në klub pohojnë se Ilir Gjyla do të vijojë të jetë trajner i skuadrës, por vetë ai është aktualisht jashtë vendit. Ndërkaq, burime pranë skuadrën, kanë pohuar se paraprakisht është njoftuar se stërvitja për sezonin e ri do të nisë më 15 korrik 2019. Deri atëherë, është përpara një muaj i gjatë dhe i nxehtë, por edhe një muaj pushim për Lushnjën e futbollit.