AlbanianSport.com 17.12.2014 12:15
ASNN – Lushnjarët janë treguar “diplomatë” në prag të ndeshjes me Pogradecin, që sot në ora 13:30 do ta luajnë në fushën e këtyre të fundit.
Sipas verdhejeshilëve të Artan Banos, shpresohet që në “Gjorgji Kyçyku” të mbizotërojë Fair-Play dhe aty të fitojë më i miri.
Për lushnjarët, që aktualisht janë kryesuesit e grupit të Jugut në Kategorinë e Parë, e vetmia mungesë është ajo e kapitenit Çela, i cili ka plotësuar numrin e tre kartonëve të verdhë.
Kurse pjesa tjetër e skuadrës është e gjitha e gatshme për ndeshjen me Pogradecin, ndërsa të gjithë shpresojnë që të fitojë më i miri në “Gjorgji Kyçyku”, atje ku lushnjarët besojnë në forcat e tyre.