AlbanianSport.com 08.12.2014 11:35
ASNN – 1,000 tifozët e pranishëm në stadiumin “Roza Haxhiu” të Lushnjës, të shtunën kanë dalë të zhgënjyer nga stadiumi, ndërsa Lushnja, që ishte kryesuese, është mundur 0-1 nga Tomori.
Sipas tifozëve lushnjarë skuadra vuan mungesën e një sulmi jo cilësor, ndërsa ky repart ka zhgënjyer. “Jemi në vendin e dytë dhe vetëm dy pikë larg Sopotit”, – kanë shkruar tifozët në rrjetet sociale.
“Kemi një ndeshje me Bylisin në Lushnjë, që duhet ta kalojmë me sukses për të qenë sa më pranë kalimit në Superiore”, – kanë përfunduar sportdashësit lushnjarë, që presin kthesën në rezultate.