AlbanianSport.com 05.11.2014 07:55
ASNN – Butrinti ndeshjen e radhës në kampionat do ta ketë me Lushnjën në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës. Një ndeshje shumë e vështirë për të dy ekipet, që tashmë kanë të njëjtin objektiv, i cili është ngjitja në Superiore. Por dhe pse ndodh kështu, sarandjotët kanë nisur të kenë keqardhje dhe për futbollistët e skuadrës kundërshtare. Fjala është për Okeliand Bazen, i cili ka luajtur për Butrintin, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Tërbunit dhe tani luan për Lushnjën.
Ai ka pësuar një dëmtim të rëndë në ndeshjen e fundit Lushnja-Shkumbini 2-0, ndonëse ka shënuar një eurogol. Në faqen e tyre në “Facebook”, KS Butrinti, tifozët kanë shprehur keqardhjen e tyre që Baze nuk do të jetë në fushën e lojës për një kohë të gjatë, duke shkruar. “Ish-mesfushori ynë gjatë sezonit të kaluar, Okeljand Baze, i cili aktualisht luan për ekipin e Lushnjës dhe këtë fundjavë që kaloi shënoi një super gol ndaj Shkumbinit.”
“Për fat të keq, Ani u dëmtua rëndë në fund të takimit dhe nuk do të jetë i gatshëm në Sarandë pasi do të mungojë gjatë, – kanë vijuar ata. – Sportdashësit sarandjotë njihen për marrëdhëniet e ngrohta që mbajnë me lojtarë si Ani, edhe pasi ata largohen. I urojmë shërim të shpejtë futbollistit dhe suksese në karrierën në vijim. (Ani u dëmtua nga një lojtar përsëri i njohur nga mjedis sarandjot, Emiljano Lundraxhiu, një lojtar të cilin Hysi nuk preferoi ta mbante në ekip.”
“Ai u ndëshkua menjëherë me karton te kuq)”, janë shprehur kështu sportdashësit koplikas. Sakaq Lushnja do të luajë në Kupë sot ndaj Partizanit, ndërsa Butrinti do ta ketë më të plotë përgatitjen sepse nuk do të jetë i lodhur. Pritet një ndeshje interesante në Sarandë.