AlbanianSport.com 11.03.2015 13:25
ASNN – Lushnja është duke u përgatitur për ndeshjen e parë të fazës së tretë, teksa të shtunën në “Roza Haxhiu” do të presë skuadrën e vendit të fundit të grupit të Jugut, Naftëtarin.
Mikel Canka, i ftuar të hënën në emisionin sportiv “E Hëna Sportive” e Radio-Televizionit Shqiptar, do të deklaronte: “Kjo Lushnjë nuk e lëshon më kreun! Ndaj Naftëtarit shënoj përsëri.”
Dhe në fakt Lushnja është në vendin e parë dhe i ka të gjitha shanset për të qenë në Kategorinë Superiore, ndonëse lufta deri në fund në grupin A, sikundër u pa edhe në dy fazat e para, do të jetë shumë e ashpër.