AlbanianSport.com 13.09.2016 08:50
ASNN – Pas një pushimi 3 ditor, të mërkurën ekipi verdhejeshil i është rikthyer stërvitjes në mjediset e stadiumit “Roza Haxhiu”.
Shtyrja e sezonit të ri të Kategorisë së Parë të kampionatit Kombëtar të Futbollit u ka imponuar drejtuesve të ekipit myzeqar që të planifikojnë miqësore të tjera.
Dhe një e tillë ishte planifikuar ditët e fundit ndaj Erzenit, por që nuk u bë e mundur. Kështu që për të mbajtur ekipin në tonus, stafi teknik zhvilloi një testim miqësor me të rinjtë e Lushnjës.
“Kemi përfunduar fazën përgatitore dhe ekipi ndihet i gatshëm për fillimin e garës, e cila është shtyrë pa ndonjë afat të caktuar”, – ka thënë Alban Byzhyti.
“Ne në çdo ndeshje luajmë për fitore”, – ka përfunduar shkurtazi futbollisti veteran i ekipit lushnjar.