Gjergj Vyshka 02.05.2015 12:55
Ndryshe nga grupi i Veriut, në Grupin B, apo grupin e Jugut të Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit, situata është më e thjeshtë. Skuadra që do të luajë në Superiore sezonin e ardhshëm pritet të përcaktohet në përplasjen direkte Lushnja-Bylis në javën e fundit.
Renditja aktualisht kryesohet nga Lushnja me tre pikë më shumë se Bylis, që do të thotë se formacioni i Artan Banos, përveç faktorit fushë, do të ketë në favor edhe diferencën prej tre pikësh. Pra lushnjarëve i intereson edhe një barazim për ta nxjerrë jashtë loje këtë kundërshtar.
Para përplasjes në “Roza Haxhiut” mendohet se nuk do të gabojë asnjëra skuadër, ndonëse kalendarin më të vështirë e ka Lushnja që do të luajë me Sopotin brenda dhe me Butrintin në fushë të huaj, ndërsa, nga ana tjetër, Bylisi pret në shtëpi Butrintin dhe Naftëtarin.
Kategoria e Parë
Grupi B
Java e 25-të
(2 maj 2015)
Të shtunën:
Naftëtari – Dinamo
Bylis – Butrinti
Luftëtari – Tomori
Shkumbini – Pogradeci
Lushnja – Sopoti
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Lushnja 24 14 5 5 30-14 47
- Bylis Ballsh 24 14 2 8 41-26 44
- Butrinti Sarandë 24 11 8 5 29-12 41
- Sopoti 24 11 5 8 29-27 38
- Dinamo 24 8 8 8 26-24 32
- Shkumbini 24 8 6 10 24-26 30
- Tomori 24 7 6 11 17-33 27
- Luftëtari 24 7 4 13 15-24 25
- Pogradeci 24 7 4 13 16-27 25
- Naftëtari Kuçovë 24 4 10 10 17-31 22