AlbanianSport.com 01.10.2014 19:05
ASNN – Lushnja e ka nisur me humbje Kampionatin e Kategorisë së Parë, teksa është mundur në Sarandë nga Bylis vendës, 0-1. Mirëpo verdhejeshilët në përgjithësi, e në veçanti trajneri i tyre, humbjen ndaj Bylisit ia ka faturuar gjyqtarit.
Sipas Banos, arbitri nuk ka akorduar një 11-metërshit për verdhejeshilët dhe gjatë lojës ka pasur shumë vonesa nga ballshiotët, të cilat nuk janë ndëshkuar nga gjyqtarët dhe për rrjedhojë kanë dëmtuar ecurinë e cilësinë e lojës.
“E megjithatë, – thotë Bano, – përtej kësaj humbjeje, ne jemi të bindur se kemi një malore të vështirë për të arritur Kategorinë Superiore. Fitoret jashtë fushës janë ato që do bëjnë diferencën midis ekipeve pretendente.”