AlbanianSport.com 22.10.2014 15:40
ASNN – Dy golat e pësuar në ndeshjen e Kuçovës me Naftëtarin vendës, por dhe vetëm katër pikë në tre ndeshjet e para të këtij sezoni të Kategorisë së Parë duket se e kanë shqetësuar trajnerin e Lushnjës, Artan Bano.
Fakti është që në dy ndeshjet e luajtura në fushë të huaj, verdhejeshilët kanë marrë vetëm një pikë, që ishte nga barazimi 2-2 në fundjavën e kaluar në “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës.
Për dy golat e pësuar në Kuçovë, Bano ka pasur vërejtje për mbrojtjen, e cila për hir të së vërtetës duhet pranuar se “fut ujë”. “Mbrojtja jonë është treguar e pakujdesshme, ndërsa nuk duhet ta nënvlerësonim kundërshtarin”, – ka deklaruar ai.
“Ndërkohë që tek goli i dytë, gjyqtari duhet të kishte dhënë faull në dëm të lojtarin tonë dhe jo të vazhdonte ndeshjen. Jam i zhgënjyer me barazimin në Kuçovë, sepse meritonim fitoren”.