AlbanianSport.com 06/10/2021 21:40
ASNN – Trajneri i Francës, Didië Deshomp ka grumbulluar në përfaqësuese edhe dy vëllezërit Hernandez, Lukas dhe Teon. Ata tregojnë se sa bukur është të jenë të dy së bashku në skuadrën franceze në të njëjtën kohë. Tepër të qeshur, Lukas Hernandez dhe vëllai i tij i vogël, Teo, ishin tepër të qeshur në konferencën për shtyp, para ndeshjes me belgjikën.
Edhe Varane i është bashkuar humorit të të dy vëllezërve Hernandez. “Kur ishte njëri mezi e përballonim por tani të dy, s’di çtë them”, – tha ai duke qeshur, e më pas shtoi: “Është diçka e jashtëzakonshme të kesh dy vëllezër në nivelin më të lartë të përfaqësueses. Ekipi i Francës është si një familje e madhe, por të jesh në gjendje ta ndash atë me më të afërmit është e jashtëzakonshme.”
Para gjysmëfinales së Ligës së Kombeve të enjten në Torino kundër Belgjikës, të dy vëllezërit janë në garë për një vend në rolin e mbrojtësit të krahut të majtë. Por sipas tyre ky është vendim i trajnerit. “Në fushë nuk ka miq, kushdo që e meriton do të luajë”,- tha Teo. “Pavarësisht se kush luan, ne do t’i japim këshilla njëri-tjetrit”, – shtoi Lukasi.