AlbanianSport.com 04/01/2019 19:00
ASNN – Lukas Barroni do të hyjë në histori të dielën, kur ai do të marrë pjesë në garën e fillimit të Dakar 2019 në Peru, duke u bërë personi i parë me Sindromën ““Down” që konkurron në garën rraskapitëse. 25-vjeçari, i cili do të jetë bashkë-pilot me babain e tij, do të përballet me garën më të kërkuar në botë: një maratonë 10-ditore prej 5,000 kilometrash, 70 % të të cilave do t’i përshkojnë mbi rërë. “Qëllimi ynë është të përfundojmë garën, – tha Barron për Agjencinë Franceze të Lajmeve, AFP. – Kjo garë është e shkëlqyer për mua.”
“Do të jetë e lehtë, sepse e dimë rrugën”, – shtoi Lukasi, i cili është trajnuar për një vit e gjysmë së bashku me të atin, do të hipë në një nga 500 automjetet që do të konkurrojnë. I lindur në Lima, Barroni ka qenë gjithmonë një sportist i mprehtë, pavarësisht nga sindroma e tij, duke marrë pjesë në not, futboll, çiklizëm, surf. Ai thotë se është “i gatshëm dhe i aftë të kapërcejë dunat e shkreta e do të japë ndihmë të rëndësishme mekanike për babanë e tij”. “Do ta ndihmoj të shikoj motorin, rrugën dhe gomat”, – tha Barrono me krenari.
Ai është i njohur me terrenin peruan që do të presë garën këtë vit pasi Argjentina, Kili, Paraguai dhe Bolivia nuk e pranuan mundësinë për shkak të masave shtrënguese. Ndërsa Sindroma “Down” mund të shkaktojë paaftësi intelektuale gjatë gjithë jetës dhe vonesat e zhvillimit tek njerëzit, ata gjithsesi janë në gjendje të jetojnë duke përmbushur disa nga dëshirat e tyre. Zhak Barroni, një inxhinier 55-vjeçar, tha për AFP-në se organizatorët e Dakarit nuk kishin asnjë problem me pjesëmarrjen e djalit të tij. Kërkesat ishin të njëjta si për çdo konkurrent tjetër.
Pra, duke kaluar të gjitha testet mjekësore dhe duke plotësuar dokumentacionin e nevojshëm. “Lukasi tashmë ka licencën e Federatës Ndërkombëtare të Automobilave për të marrë pjesë në Dakar”, – tha Zhak Barroni për agjencinë në fjalë. Ai tha se djali i tij nuk ka frikë nga asgjëja dhe e di se çfarë të bëjë nëse ka ndonjë problem. “Njerëzit me Sindromën “Down” mund të zhvillojnë aftësi të caktuara dhe Lukasi mund të ushtrojë sportet”. Qëllimi kryesor i ekipit të familjes Barron është thjesht të përfundojë garën.