AlbanianSport.com 25.12.2016 11:35
ASNN – Trajneri i Barcelonës, Luis Enrike, është në dyshim nëse do të mbetet në “Kamp Nou” pas këtij sezoni. Ai ka një kontratë me Barcelonën, që zgjat deri në fund të këtij sezoni.
Por ish-lojtari, tanimë trajner i katalanëve, nuk ka pranuar t’i japë garanci kampiones së Spanjës se do ta zgjasë kontratën, duke lënë të nënkuptojë se mund të largohet pas përfundimit të këtij sezoni.
“Unë nuk kam asnjë dyshim se jam në ekipin më të mirë, me klubin më të mirë, me lojtarët më të mirë, në shtëpinë time dhe me familjen time, duke fituar gjëra”, – ka deklaruar Enrique për “Barça TV”.
“Por ekziston diçka rreth kësaj pune që është shumë e vështirë, me kushton shumë dhe është një negativitet që duhet ta marrë parasysh kur t’i konsideroj sezonet e ardhshme”, – ka zbuluar ai.
“Jam i vetëdijshëm se ose jam këtu në Barcelone ose askund. Kam kohë dhe klubi do të më mbështesë”, – ka shtuar ai.