Luhet në dy javë java e 24-të, spikatin derbi Partizani-Tirana & Vllaznia-Egnatia

Share Button

AlbanianSport.com 13/02/2024 16:35

ASNN – Java e 24-të e Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit do të luhet të premten dhe të shtunën. Sfida e parë e kësaj jave do të jetë Teuta-Kukësi, në orën 16:00. Në Stadiumin “Niko Dovana” të zotët e shtëpisë do të kërkojnë të rikthehen te fitorja pas humbjes në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë. Në anën tjetër, Kukësi ndodhet në një situatë jo të mirë, teksa ka regjistruar 5 humbje radhazi dhe synimi i vetëm mbetet rikthimi te rezultatet pozitive.

Të premten në orën 19:00, kryeqyteti mban frymën pasi do të zhvillohet derbi Partizani-Tirana. Në Stadiumin “Arena Kombëtare” do të luhet një nga duelet më të zjarrta dhe emocionuese. Të kuqtë vijnë në këtë sfidë nga një moment jo shumë i mirë. Edhe në takimin e fundit në kampionat u mposhtën nga Dinamo City, megjithatë derbi është derbi dhe synimi i vetëm mbetet fitorja. Në anën tjetër, Tirana barazoi në ndeshjen e fundit ndaj Erzenit që u zhvillua në “Arena Kombëtare”.

Dhe po në këtë stadium bardheblutë do të synojnë të rikthehen te fitorja, për të regjistruar edhe triumfin e parë të këtij sezoni në derbin e kryeqytetit. Diferenca mes dy ekipeve është vetëm 3 pikë dhe në rast triumfi të Tiranës, bardheblutë do të barazoheshin me pikë të kuqtë që mbajnë vendin e dytë në renditje. Tre takimet e tjera të javës do të luhen të shtunën dhe në orën 13:30 do të zhvillohen dy sfidat e para të ditës.

Një ndeshje shumë e luftuar do të jetë ajo mes Laçit dhe Dinamo City, pasi të dyja skuadrat vijnë nga një moment i mirë në kampionat. Laçi nuk njeh humbje në 8 takimet e fundit dhe pas 3 barazimeve radhazi do të synojë të rikthehet te fitorja. Në anën tjetër, skuadra e Dinamos numëron 3 fitore radhazi dhe në stadiumin e Laçit do të kërkojë triumfin e radhës, edhe pse nuk do të jetë e lehtë ndaj kurbinasve. Në të njëjtën orë do të luhet edhe Erzeni-Skënderbeu.

Shijakasit pas 3 humbjeve radhazi morën një barazim me tepër vlerë në “Arena Kombëtare” ndaj Tiranës dhe tani synojnë të rikthehen te fitorja ndaj Skënderbeut. Ndërsa korçarët mundën në shtëpi Kukësin dhe do të kërkojnë vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Java e 24-të do të mbyllet me takimin Vllaznia-Egnatia, një ndeshje që premton spektakël. Të dyja skuadrat po zhvillojnë një sezon shumë të mirë dhe në Stadiumin “Loro Boriçi” do të luhet vetëm për fitore.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh