AlbanianSport.com 28/10/2018 16:10
ASNN – Në takimin e sjellë të dielën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Bylisit i ka mjaftuar një gol në pjesën e parë për të mposhtur Pogradecin dhe për t’u ngjitur mbi liqenorët në renditje, në vendin e dytë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 7-të të Kategorisë së Parë. Kështu, Kategoria e Parë e Kampionatit Kombëtar të Futbollit ka luajtur të dielën takimin e parafundit të saj, atë midis Bylisit dhe Pogradecit,
Ndërsa takimi i fundit i javës së 7-të të grupit B, ai midis Elbasanit dhe Lushnjës luhet të hënën pasdreke. Në takimin e sjellë të dielën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, Bylisit i ka mjaftuar një gol në pjesën e parë për të mposhtur Pogradecin dhe për t’u ngjitur mbi liqenorët në renditje, në vendin e dytë, me 13 pikë, një më pak sesa Besa kryesuese, që të shtunën fitoi 1-0 në Rrogozhinë ndaj Egnatias.
Po të shtunën janë luajtur edhe takimet e tjera të grupit të Jugut, Turbina e Cërrikut-Oriku dhe Apolonia-Tomori, që u mbyllën me rrjeta të paprekura. Ndërkaq, të shtunën janë luajtur të gjitha takimet e grupit A, apo grupit të Veriut dhe Vllaznia kryesuese është ndalur në një barazim pa gola në Shënkoll përballë vendasve, ashtu sikundër ka ndodhur edhe me Dinamon në Fushë-Krujë përballë Ilirisë, në takimin që u soll për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.
Në takimet e tjera u regjistruan këto rezultate: Erzeni-Veleçiku i Koplikut 2-1, Vora-Besëlidhja 1-3 dhe Korabi i Peshkopisë-Burreli 2-0.
Kategoria e Parë
Java e 7-të
Grupi A
Të shtunën, 27 tetor 2018:
Erzeni Shijak – Veleçiku Koplik 2-1
Shënkolli – Vllaznia 0-0
Vora – Besëlidhja Lezhë 1-3
Iliria Fushë-Krujë – Dinamo 0-0
Korabi Peshkopi – Burreli 2-0
Grupi B
Të shtunën, 27 tetor 2018:
Egnatia Rrogozhinë – Besa 0-1
Turbina Cërrik – Oriku 0-0
Apolonia – Tomori 0-0
Të dielën, 28 tetor 2018:
Bylis – Pogradeci 1-0
Të hënën, 29 tetor 2018:
Elbasani – Lushnja (14:00)