AlbanianSport.com 06.11.2016 10:45
ASNN – Janë luajtur dje dy ndeshjet e javës së 4-t të nivelit të dytë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj dhe Partizani ka korrur një tjetër triumf për ditëlindjen e “ish”-ëve. Ka qenë dje 65-vjetori i lindjes së Festim Ismetit, trajnerit që kontribuon prej 42 vjetësh në klubin e kuq me moshat.
Një sërë brezash të dalë prej duarve të tij, mbi 30 trofe, por asnjë shpërblim, por dje të paktë ka marrë një triumf 66-44 të Partizanit, që ka konsoliduar kreun e renditjes me pikë të plota, 8. Ndërkohë, korçarët nuk kanë mundur të fitonin dje as ndeshjen e mbijetesës, pasi prisnin në shtëpi Elbasanin e vendit të parafundit.
E në këto kushte kishin një mundësi të mirë për t’i lënë elbasanasit në vendin e fundit. Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe, pas javës së 4-t, është Skënderbeu që e shikon veten në fund të renditjes, me 3 humbje dhe asnjë fitore, ndërkohë që Elbasani dje ka shënuar fitoren e parë në këtë sezon, duke triumfuar 83-72.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 4-t
(5 nëntor 2016)
Të shtunën:
Tirana Eagles Basket – Partizani 44-66
Skënderbeu – Elbasani 72-83
Apolonia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Partizani 4 4 0 327-199 8
- Tirana Eagles Basket 3 2 1 197-177 5
- Elbasani 3 1 2 207-226 4
- Apolonia 3 1 2 153-238 4
- Skënderbeu 3 0 3 200-244 3