AlbanianSport.com 01.03.2015 10:05
ASNN – Janë luajtur dje të 3 ndeshjet e javës së 17-të të Kampionati Kombëtar të Volejbollit për Meshkuj, të cilat kanë regjistruar vetëm fitore të ekipeve vendase, kurse Vllaznia ishte pushim.
Natyrisht, spikati fitorja në 5 sete që Studenti i trajnerit Ylli Tomori korri në kryeqytet ndaj Teutës, rezultat ky që i dha mundësi Tiranës të shkurtojë edhe me një pikë largësinë që e ndan nga kreu.
Bardheblutë fituan 3-1 në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet ndaj Elbasanit dhe tashmë kanë 33 pikë, 6 më pak sesa kampionët në fuqi, që sidoqoftë kanë luajtur një ndeshje më tepër.
Farka Volej vazhdon serialin e fitoreve, duke triumfuar në 3 sete në kryeqytet ndaj Skënderbeut dhe tashmë skuadra e trajnerit pasionant, Dritan Bardhi, është ngjitur në kuotën e 20 pikëve.
Kampionati Kombëtar
i Volejbollit – Meshkuj
Java e 17-të
(28 shkurt 2015)
Farka Volej – Skënderbeu 3-0
Tirana – Elbasani 3-1
Studenti – Teuta 3-2
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Setet Pikë
- Studenti 15 13 2 42-14 39
- Tirana 14 12 2 37-18 33
- Teuta 15 8 7 30-26 26
- Vllaznia 13 8 5 28-18 24
- Farka Volej 14 7 7 25-23 20
- Skënderbeu 14 1 13 13-41 5
7. Elbasani 15 1 14 9-44 3