AlbanianSport.com 27.03.2016 10:45
ASNN – Kampionati Kombëtar i Futbollit për Femra ka luajtur dje ndeshjet e tij të javës së 13-të dhe tanimë Vllaznia është vetëm dy fitore larg sigurimit, edhe matematikisht, të titullit “kampion”, ndonëse kanë mbetur edhe 5 javë deri në përfundim të sezonit.
Shkodranet kanë fituar pastër, 3-0, në Fier, ndaj Apolonisë vendase dhe janë ngjitur në kuotën e 39 pikëve, duke e thelluar epërsinë e tyre në krye të renditjes, edhe falë hapit fals të ndjekëses më të afërt deri dje, Kinostudios.
Kjo e fundit është mundur me shifrat 2-6 në shtëpi, në derbin e kryeqytetit përballë Tirana AS dhe vajzat bardheblu janë ngjitur tashmë në vendin e dytë të renditjes, me 28 pikë. Kinostudio ka zbritur në vendin e tretë të renditjes, me 27 pikë.
Po 27 pikë ka tashmë edhe “The Door”, e cila fitoi vetëm falë përmbysjes në 20 minutat e fundit të takimit me Skënderbeut. Dhe gjithçka ka ardhur nga goli i Djegsinës, e cila i dha tre pikë të vlefshme skuadrës së vet në triumfin 2-1.
Kampionati Kombëtar
i Futbollit – Femra
Java e 13-të
(26 mars 2016)
Kinostudio – Tirana AS 2-6
Teuta – Dajti 3-1
The Door – Skënderbeu 2-1
Apolonia – Vllaznia 0-3
AAS – Juban Danja 1-6
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 13 13 0 0 97-1 39
- Tirana AS 13 9 1 3 60-21 28
- Kinostudio 13 9 0 4 63-25 27
- The Door 13 8 3 2 36-20 27
- Apolonia 13 8 1 4 49-19 25
- Juban Danja 13 6 1 6 35-23 19
- Skënderbeu 13 5 0 8 23-37 15
- AAS 13 2 0 11 12-81 6
- Teuta 13 2 0 11 13-64 6
- Dajti 13 0 0 13 3-100 0