AlbanianSport.com 09.02.2015 10:25
ASNN – Kampionati i 12-të Kombëtar i Futbollit të Sallës ka luajtur dje ndeshjet e javës së tij të 10-të dhe shkodranët janë treguar serioz në ndeshjen e tyre, teksa kërkojnë “play-off”-in. Bie përsëri KS Ali Demi, ndërsa ringjallet Edro Vlora në përballjen me Teutën. Ndërsa Tirana nuk mbahet më, teksa dje ka shënuar plot 16 gola në portën e Universitetit Epoka.
Bardheblutë kanë shpërthyer në gola, duke shënuar në një takim të vetëm 1/5-tën e golave që ka realizuar në këto 10 ndeshje të deritanishme. Fitorja 16-7 i ngjiti kryeqytetasit në vendin e parë, në kuotën e 23 pikëve, një më tepër sesa Flamurtari, ndeshja e të cilit me Vllazninë është shtyrë për shkak të pjesëmarrjes së vlonjatëve në turneun “Adem Jashari” në Kosovë.
KS Ali Demi mban vendin e 3-të me 19 pikë, një më tepër sesa Edro Vlora dhe dy më tepër sesa Vllaznia, e cila sidoqoftë ka luajtur një ndeshje më pak, atë me Flamurtarin. 5 skuadrat e kreut duket se do të luftojnë për 4 vendet që të çojnë në “play-off”, pasi Teuta dhe Universiteti Epoka kanë mbetur shumë prapa, kurse “Black Sheep” me vendim të Komisionit të Disiplinës është përjashtuar nga kampionati.
Kampionati i 12-të Kombëtar
i Futbollit të Sallës
Java e 10-të
(8 mars 2015)
Flamurtari – Black Sheep 3-0 (në tavolinë)
Vllaznia – KS Ali Demi 4-2
Universiteti Epoka – Tirana 7-16
Teuta – Edro Vlora 1-2
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Tirana 10 7 2 1 80-37 23
- Flamurtari 9 7 1 1 64-20 22
- KS Ali Demi 10 6 1 3 43-38 19
- Edro Vlora 10 6 0 4 31-37 18
- Vllaznia 9 5 2 2 49-29 17
- Teuta 10 3 0 7 37-57 6
- Universiteti Epoka 10 1 0 9 49-105 3
- Black Sheep 10 1 0 9 15-45 0
Shënim: “Black Sheep” me vendim të Komisionit të Disiplinës është përjashtuar nga kampionati